Milani e ka mposhtur 5:1 skuadrën e Austria Wien në “San Siro”.

Pas dy barazimeve me radhë me AEK-un, Milani ka gjetur fitoren. Të besuarit e Montellas triumfuan 5:1 në shtëpi ndaj Austria Wien.

Ricardo Rodriguez (27’), Andre Silva (36’ e 70’) si dhe Patrick Cutrone (42’ e 90′), shënuan për Milanin

Milani ka shënuar edhe golin e tretë dhe po fiton 3:1 kundër Austria Wien në “San Siro”. Golin e tretë e shënoi i riu, Patrick Cutrone, në minutën e 42’të.

Ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Christoph Monschein në minutën e 21’të.

Pas kësaj fitore, Milani shkon në kuotën e 11 pikëve dhe është kualifikuar edhe matematikisht në fazën tjetër.