Mesfushori japonez, Kejsuke Honda, u largua sezonin e kaluar nga Milani, pasi nuk arriti të bindte drejtuesit kuqezi për të qënë pjesë e projektit për sezonin e ri.

31-vjeçari zgjodhi të transferohej në kampionatin meksikan, me skuadrën e Pachuca, ku është duke kaluar një formë mjaft të mirë.

Në sfidën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit ndaj Tijuanit, Honda i mahniti të gjithë me golin e shënuar në minutën e 43-të.

Mesfushori e mori topin nga mesfusha dhe me një shpërthim “alla Maradona” arriti ta dërgonte topin në rrjetë.