Riccardo Montolivo thotë se Milanit i mungon karakteri dhe vetëbesimi i nevojshëm për të fituar në mënyrë të shëmtuar, pas barazimit pa gola kundër AEK Athens mbrëmë në Evropa Ligë.

Milanit do t’i duhet të presë deri në ndeshjen e radhës për ta siguruar kualifikimin në fazën e nokautimit, pasi dështoi të fitojë ndaj AEK dy herë radhazi, transmeton Express.

“Pas një kohe të gjatë jashtë, më mungoi vetëbesimi, por jam mjaft i lumtur me veten”, ka thënë Montolivo për Milan TV.

“Na mungoi karakteri dhe vetëbesimi i nevojshëm për të fituar në mënyrë të shëmtuar. Nuk mund të fitojmë gjithmonë me meritë. Duhet të fitojmë duke qenë të shëmtuar dhe me fat”, ka shtuar ai