Milan është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të italianit, Vincenzo Montella

Trajneri italian, Gennaro Gattuso ka marrë drejtimin e Milanit deri në fund të këtij sezoni, pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Drejtuesit e Milanit janë në kërkim të një trajneri të ri dhe tashmë kanë disa alternativa.

Sipas AS, dëshira e parë e Milanit është ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili është i lirë që nga vera e kaluar, kur vendosi të mos vazhdonte kontratën.

Përveç tij, në listën e Milanit janë edhe Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte.