Milan dëshiron t’i ofrojë më shumë mundësi për të luajtur anësorit të Chelsea Willian duke e sjell në Seria A.

Ylli brazilian ka nisur nga fillimi vetëm gjashtë ndeshje për Chelsea këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar ka qenë startues në vetëm 15 ndeshje, transmeton Express.

Në anën tjetër, Milan ka nisur shumë keq këtë sezon dhe po kërkon t’i përmirësojë gjërat, me 29-vjeçarin si opsion perfekt për ta forcuar fazën sulmuese të skuadrës, shkruan Calciomercato