Është bërë edhe pranim dorëzimi i funksionit të kryetarit të Çairit në hapësirat e kësaj komune.

Kryetari i deritanishëm Izet Mexhiti tha se edhe në këtë përfundim të mandatit dhe pranim dorëzim, “dua të falënderoj më meritorët, qytetarët për përkrahjen e deritanishme”.

Sipas tij, sukseset kanë qenë të përbashkëta dhe normal që brenda këtyre viteve ka pasur edhe lëshime edhe gabime.

“Shfrytëzoj këtë moment për të uruar Ganiun, t’i uroj shëndet dhe për t’i treguar se do ketë mbështetjen time personale në këto 4 vitet e ardhshme. Pra është një ceremoni formale dhe prej këtij momenti zyrtarisht kryetar i Çairit është Visar Ganiu, sepse sukseset e tij do jenë të tonat dhe të çdo qytetari të komunës së Çairit”, tha Mexhiti, njofton Medial.mk.

Ndërkohë, kryetari i ri i Çairit Visar Ganiu tha se falënderon kryetarin e parë të Shkupit të vjetër dhe Çairit Izet Mexhiti për gjithë kontributin e dhënë dhe në të ardhmen tha se “kam marrë garanci që gjithë atë eksperiencë dhe përvojë të tij që ka të më ndihmojë”.

“Mua si kryetar i Çairit në të ardhmen më presin ato obligime që kam premtuar, pasi ka disa projekte që fillimisht t’i bëjmë dhe ato do kenë përparësi dhe ne nga dita e sotme do fillojmë t’i realizojmë gjitha ato premtime që i kemi dhënë para bashkëqytetarëve tanë”,tha Ganiu.