Dy kryetarët e shtetit të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta e Hashim Taçi, së bashku me kryeministrin Rama e kryeparlamentarin Gramoz Ruçi kanë ecur përkrah njëri tjetrit këtë 28 Nëntor në Vlorë, në ceremoninë e orhanizuar në nderim të Ditës së Flamurit shqiptar.
Ceremonia për Ditën e Flamurit ka vijuar me vendosjen e kurorave të luleve në monumentin e Pavarësisë në Vlorë e më pas do të vijojë me një vizitë të figurave të larta politike të Shqipërisë e Kosovës në shtëpinë muze.
Në ceremoninë për nder të Ditës së Pavarësisë dhe flamurit të vendit janë mbledhur qindra qytetarë. Për më tepër shikoni fotot: