Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar sot në Gjilan për të pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili dy ditët e kaluara qëndroi në Medevgje. Në Gjilan presidenti Meta u prit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zyrtarët komunalë.

Ata në këtë komunë do të marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit, Idriz Seferi, që bëhet në kuadër të shënimit të Festës së Flamurit.