Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka folur për rrugën e Kosovës dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, por edhe bashkimin kombëtar si temë e cila hapet shpesh dhe jo vetëm ndër shqiptarë.

Ai ka thënë se ka dy rrugë që Kosovën dhe Shqipërinë i çojnë drejt bashkimit kombëtar.

“O bashkohemi në Evropë, ose shkojmë në një rrugë tjetër që na çon në konflikt me të gjithë dhe e cila është jo vetëm e panjohur por nuk është edhe shumë premtuese”, ka thënë Meta.

“Na mungon ai kohezioni politik për momentin” është shprehur ai tutje në intervistën e dhënë për Zona B.