Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili ndodhet në Gjermani, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e diasporës shqiptare.

Në një nga aktivitete e organizuar nga shqiptarët në gjermani, Meta ka dekoruar me Medaljen e larte të ‘Flamurit Kombëtar’ ish Kryeministrin Bavarez Franz Joseph Straus.

Kjo medalje i jepet ish-presidentit Bavarez për kontributin dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë shqiptarëve ndër vite. Medaljen presidenti Meta ja ka dorëzuar vajës së ish-kryeministrit bavarez, Monika Holhmeier.

© SYRI.net