Lionel Messi e ka pranuar se largimi i Neymarit ka ndryshuar lojën e Barcelonës, e po ashtu ka dobësuar ata si skuadër.

Neymar verën që shkoi, për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Largimi i Neymar ka ndryshuar lojën tonë”, ka deklaruar fillimisht Messi. “Kishim një bilanc më të mirë në lojën tonë, gjë e cila na bënte më të fortë”.