Për Messin, Man City dhe PSG janë dy skuadra që duhet t’ua kenë frikën. Këto komente i bëri për Marcan, pasi pranoi Këpucën e katërt të Artë.
Në një intervistë të gjatë për Marcan që do të transmetohet të shtunën, Lionel Messi, i sheh Manchester Cityn dhe PSG si dy skuadra të frikshme në Ligën e Kampionëve.
Man City, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, janë pesë rivalët e Barcelonës për Champiosnin sipas argjentinasit.
“Manchester City është një ndër ekipet më të forta momentalisht së bashku me PSG-në. Këto dy ekipe deri më tani kanë dëshmuar se janë një nivel më lartë. Por, seozni është i gjatë dhe unë kurrë nuk e përjashtoi Real Madridin”, tha Messi.
“Nuk e përjashtoi as bayern Munichin, që do të jetë aty gjithmonë, por them se momentalisht Man City dhe PSG janë para të gjithave”, shtoi ai.