Leo Messi ka thënë se nuk e di nëse mund të jetë ndonjëherë shok me Cristiano Ronaldon.

Pasi barazoi numrin e Ronaldos të katër Këpucëve të Arta, superylli i Barcelonës në një intervistë për Marca’ tha se nuk e di nëse do të bëhet ndonjëherë shok me yllin e Realit, përcjell Insajderi.

Ceremonitë gala të “Topit të Artë” dhe “FIFA The Best” kanë parë dy yjet më të mëdha të futbollit të tregohen tejet të ngrohtë me njëri-tjetrin.

Por, e vërteta qëndron se këto janë herët e vetme kur rrugët e tyre kryqëzohen.

Kur u pyet për rivalitetin me Ronaldon, Messi tha se nuk e di nëse ndonjëherë do të bëhet mik me portugezin.

“A është Cristiano Ronaldo rivali juaj më i madh për Topin e Artë, apo mendoni se ka lojtarë tjerë që e meritojnë këtë shans”?, ishte pyetja e ‘MARCA’ për argjentinasin.

“Ka shumë lojtarë të mrekullueshëm sot që mund ta fitojnë Topin e Artë”, tha Leo Messi.

“Në vitet e fundit ka pasur vetëm dy, por tani lojtarë si Neymar, Kylian Mbappe dhe Luis Suarez mund të luftojnë për këtë çmim.

“Cristiano ka thënë se në të ardhmen, ju mund të bëheni shokë të mirë. A mendoni se kjo është e mundur?”

“Nuk e di nëse do të jemi. Miqësia ndërtohet duke kaluar kohë së bashku, dhe duke njohur njëri-tjetrin. Ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie, kryesisht sepse e shohim njëri-tjetrin vetëm në ceremoni të çmimeve, dhe kjo është hera e vetme kur ne flasim”, tha Messi.

“Çdo gjë është në rregull, por jetët tona rrallë herë takojnë njëra-tjetrën”, përfundoi argjentinasi.