Kancelarja gjermane Angela Merkel sot kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi nuk arriti të formojë qeveri me partinë liberale FDP dhe me partinë e të Gjelbërve.

“Nuk jam absolutisht e bindur se, nëse nuk mund të bëjmë asgjë me këto rezultate, duhet t’i ftojmë qytetarët të votojnë sërish”, deklaroi Merkel në një konferencë të partisë së saj demo-kristiane CDU në qytetin Kuelungsborn.

Ajo shtoi se Evropa ka nevojë për një Gjermani të fuqishme. “Duhet shpejt të formohet qeveri”, theksoi Merkel.

Angela Merkel do të fillojë bisedime me Partinë socialdemokrate të Gjermanisë për formimin e koalicionit të madh. Këtë sot e deklaroi edhe lideri i socialdemokratëve Martin Shulc.