Hamburgu i Mërgim Mavrajt mori sot një fitore shprese, 3-0 përballë Hofenheim. Gjermanët kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 6-të, me anë të një autogoli.

Më pas, në të dytën, shënuan edhe dy herë me anë të Kostic dhe Jung, për të marrë kështu tri pikë jetike.

Mavraj e nisi si titullar në qendër të mbrojtjes, krah Papadopulos, dhe luajti për 90 minuta të plota.

Tashmë me këtë fitore, Hamburgu ngjitet në vendin e 15-të, me 13 pikë në total, dhe merr pak frymë, nga ajo krizë rezultatesh.