Numri i ankesave deri te Avokati i Popullit po zvogëlohet, sepse qytetarët kanë pritje të mëdha nga Qeveria e re dhe vlerësojnë se problemet mund të zgjidhen edhe me pushtetin ekzekutiv, thotë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në intervistë për Radio Evropa e Lirë. I pyetur për akuzat nga një deputet i pushtetit se ai ka më pak të drejtë të flas për të drejtat e njeriut pasi nuk ka bërë asgjë për ti mbrojtur, Memeti thotë se secili ka të drejtë të shprehë hapur mendimin e tij por kritikoi qasjen e deputetëve për vite me radhë kur raportet e Avokatit të popullit në vend që të shqyrtohen përdoren për qëllime politike, për lavdërime se cili është më demokrat se tjetri sa i përket të drejtave të njeriut. Memeti tha se në vend që të diskutohet mbi gjendjen e të drejtave të njeriut që është përkeqësuar, njerëzit kanë filluar të merren me figurën e Ixhet Memetit si person.