Gani Mehmetaj

Sa herë vijnë të huajt në Kosovë habitën me realitetin që ndeshin dhe me portalet që shkruajnë për shqiptarët. “Kam lexuar se 98 për qind e shqiptarëve janë myslimanë. Kur erdha në Kosovë ndryshe me doli nga ajo që kisha lexuar. Vendësit ishin po aq perëndimor sa ne, mentaliteti nuk ndryshonte nga ai i yni”, e dëgjova sot rrëfimin e gjermanes 20-vjeçare.
Qe t’u tregojmë se nuk qëndrojmë prapa me mendësi e kulturë, se nuk jemi myslimanë, por shqiptarë evropianë, a ka mundësi t’i sjellim 300 milion evropianë e t’i bindim, ashtu si u bind biondina nga Gjermania? Teknikisht është e pamundur. Prandaj, do të kenë ndikim portalet serbe e turke për Kosovën, sepse pjesa dërmuese e portaleve që shkruajnë për neve janë serbe e turke. Prandaj do të mashtrojnë se 98 për qind të shqiptarëve janë myslimanë. Këtij mashtrim të ulët i ka ndihmuar shumë Bashkësia Islame e Kosovës, disa gazetarë e portalet agresive islamike në gjuhën shqipe. Bashkësia Islame gënjen, sepse përpiqet të zhvatë fondet islamike arabe. Duke i dhjetëfishuar myslimanët në letra i dhjetëfishon fondet arabe që i shpërdoron për luksin e tyre të pafre.
Mashtrimin më të madh e ka bërë shteti i Kosovës, kur e falsifikoi regjistrimin e popullatës me ndihmën e ministrit minoritar turk, i cili merrte instruksione nga Ankaraja.
Shqiptarët e Kosovës mbi 98 për qind nuk janë myslimanë, duhet ta vënë në pah të gjitha portalet kombëtare shqiptare. Këto portale me udhëzimet e duhura për realitetin duhet t’i përkthejmë në gjuhët kryesore të botës, në mënyrë që të huajt të mos nisën me paragjykime e të habitën pastaj, të na imagjinojnë turko-arabe e t’u dalim puro evropianë. Me këtë propagandë ku thuhet se 98 për qind janë myslimanë, kapitali privat nuk futet me asnjë çmim.
Pse nuk e pranojnë realitetin islamikët agresiv se vetëm 2 për qind të shqiptarëve janë me mendësi myslimane, të pagëzuar nga hoxha, që shkojnë në xhami dhe i festojnë “ziafetet” turko-arabe. A janë ata shqiptarë myslimanë, apo shqifolës myslimanë që erdhën dikur me karvanët turke, është çështje tjetër.