Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në tetor të këtij viti janë më të larta për 0,3 për qind në nivel mujor, gjegjësisht për 1,1 për qind në nivel vjetor, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Në tetor të vitit 2017, në krahasim me shtatorin 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet “produkte intermediare, përveç energji” për një për qind, “produkte kapitale” për 0,2 për qind “produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë”, për 0,2 për qind dhe “energji” për 0,1 për qind.

Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet “produkte intermediare, përveç energjisë” për 3,3 për qind, “produkte kapitale” për 3,3 për qind dhe “produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë” për 1,7 për qind.