Modelja e njohur Kendall Jenner sot feston ditëlindjen duke mbushur plot 22 vite jetë.

Kendall për dallim prej motrave të saj njihet për bukurinë natyrale dhe linjat perfekte ashtu siç duhet t’i ketë një modele e përkryer.

Padyshim që në mesin e shumë urimeve që Kendall ka pranuar në këtë ditë të veçantë për të, ishte edhe urimi i motrës së saj, Kim Kardashian.

Kjo e fundit kishte zgjedhur që përmes llogarisë së saj në Instagram ta uronte atë me një foto në të cilën Kendall ishte fotografuar bashkë me Kylie duke treguar gishtin e mesit.

Ndërsa në mesazhin urues Kim shkroi “Urime ditëlindjen @kendalljenner Të dua shumë motra ime e ëmbël!!!”, duke pranuar urime pakufi edhe mbi atë fotografi.