Një shkupjan dyzet e katërvjeçar Z.S dje në polici ka denoncuar se më 21 nëntor rreth orës 20:30 në rrugën “Luka Gerov” në Shkup, disa persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj vajzës e tij 17 vjeçare.

“MPB informon se e mitura ka lëvizur drejt stacionit të autobusëve dhe është hasur nga personat, me ç’rast njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe me kërcënim ia ka marrë celularin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.