Një kombinim artistësh që pak kush do ta kishte menduar, sapo solli projektin më të ri muzikor. Është reperi Mc Kresha, që ka befasuar duke u bërë bashkë në një këngë me grupin “Offchestra”.

Kënga mban titullin “Jena pa” dhe vjen në stilin “reggae”, me ritme moderne dhe ka të bëjë me dashurinë. Kjo këngë është incizuar me instrumente “live”, në Kosovë, ndërsa miksimi është bërë në Angli. Për tekstin e kësaj kënge janë përkujdesur vetë artistët.

Pas këtij bashkëpunimi “Offchestra” do të vijë në bashkëpunim me reperin Onat ndërsa Mc Kresha pritet të lansojë shumë shpejt albumin United States of Albania.