Dyshja Mc Kresha dhe Lyrical Son janë reperë shumë të suksesshëm dhe njëherësh shumë të kërkuar. Ata sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Duqa mi Duqa”.

Kresha dhe Lyrical Son, të cilët janë pjesë e labelit “PINT”, e lançuan këtë projekt të shoqëruar me videoklip. Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur vetë dyshja, ndërsa për videon është kujdesur “PINKMOON”.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Mc Kreshës dhe Lyrical Son, me titull “USA”. Kënga e fundit nga këta dy reperë është “Hey Girl”, e cila ka marrë afro 6 milionë klikime.