Në thirrjen publike për subvencionimin e stufave me peletë janë dorëzuar gjithsej 324 kërkesa nga qytetarët e Shkupit.

Komisioni tashmë po shqyrton kërkesat e pranuara dhe inspekton stufat e instaluara tek aplikantët të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Thirrjen Publike, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Thirrja publike në Qytetin e Shkupit filloi më 15 nëntor dhe zgjati shtatë ditë, pfa deri dje.

Zyrtarët qytetit të Shkupit përmes projekteve të tilla stimulojnë shkupjanët që të shfrytëzojnë burime të energjisë që minimalisht ndotin ajrin.