Në pikën kufitare në Bllacë, më 31 tetor, janë kapur 1 tonë marihuana në vlerë prej 4 milionë euro dhe kjo është sasia më e madhe e kapur deri tash në Maqedoni.  I dyshuar është një person nga Shkupi, E. B., 37 vjeç, i cili është në arrati.

Droga ishte futur në një kamion që trasportonte hekurishte, i cili po futej nga Kosova në Maqedoni dhe besohej se destinacion kishte Turqinë.