Të paktën 235 persona sot e humbën jetën gjatë shpërthimit të një bombe në afërsi të xhamisë Al Raudah në gadishullin problematik verior egjiptian Sinai, njoftojnë media lokale.

Gjatë sulmit janë lënduar të paktën 125 persona, përcjell TetovaSot. Qeveria shpalli tre ditë zie, njoftoi agjencia shtetërore egjiptiane Mena.

Siç njoftojnë mediat lokale, masakra ka ndodhur gjatë namazit të xhumasë, ku katër terroristë kanë hapur zjarr ndaj besimtarëve që e kanë dalë nga xhamia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kaled Muhaxhit deklaroi se ekstremistët e kanë detonuar bombën gjatë sulmit.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah Al Sisi ka thirurr takim urgjent të shërbimeve të sigurisë.

Ministria e Punëve të Brendshme formoi komision të posaçëm për hetimin e sulmeve me bombë dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Kajro. Policia i ruan të gjitha institucionet shtetërore dhe objektet nga interesi publik./TetovaSot