Katalonja nuk duhet të ndërmarrë hapa të rinj, të guximshëm drejt pavarësisë, madje edhe nëse separatistët realizojnë fitore të madhe në zgjedhjet rajonale muajin e ardhshëm, deklaroi ish-kryetari katalanas, Artur Mas.

Mas, i cili ishte lider i Katalonjës para Karles Puxhdemonit, tha se secesionistët duhet të fokusohen në kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

“Nuk mund të ndërmarrin hapa përfundimtar derisa nuk kemi aleatë të fuqishëm ndërkombëtar”, tha Mas, i cili ishte kryetar i Katalonjës prej vitit 2010 deri në vitin 2016.

Thirrja e tij për qetësim të të dyja palëve konsiderohet si kthesë.

Sipas tij, secesionistët janë në hall, sepse BE-ja është pozicionuar kundër pavarësisë së rajonit spanjoll dhe shtoi se vështirë mund të mendohet se Brukseli do ta ndërrojë qëndrimin e vet për një periudhë të shkurtë kohore.

Ai shpreson se BE-ja do të evoluojë në “Shtetet e bashkuara të Evropës”, ku nuk do të ketë nevojë të jetë shtet i pavarur.

Ai shtoi se problemi i dytë i liderëve katalanas është ai që ata sukcesionin e paraqesin si diçka lehtë të arritshme.

“Kalimi drejt pavarësisë ka çmim. Kjo është e dukshme”, konkludon Mas.