Mariano Diaz thotë se ai nuk vendos për kthimin ose jo në Real Madrid

Sulmuesi Mariano Diaz gjatë verës së kaluar u largua nga Real Madrid për të kaluar në Francë te skuadra e Lyonit.

Diza u transferua për 9 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Pa kaluar ende pjesa e parë e sezonit, në Spanjë po flasin për një kthim të mundshëm të tij, pas paraqitjeve fantastike në Lyon.

Por, vet lojtari thotë se bëri zgjedhje të duhur dhe insiston se të gjitha të drejtat e tij i ka skuadra e Lyonit.

“Kam nënshkruar kontratë pesë vjeçare, pa klauzolë lirimi dhe Lyon ka të gjitha të drejtat. Jam shumë i lumtur që po shënoi gola për skuadrën time”, tha Diaz gjatë konferencës për media.