Argjentina është duke vazhduar me paraqitje jo të mira nën drejtimin e Jorge Sampaolit, pasi dje u mposht 2-4 nga Nigeria, edhe pse ishte duke fituar 2-0.

Kjo ndeshje ka bërë që Diego Armando Maradona të kërkojë të kthehet në krye të Kombëtares. Ai madje ka publikuar një statistikë, ku ai është trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në krye të Argjentinës.

“Kush ka fituar më shumë? Le t’i nxjerrim përfundimet tona. Jam i nxehur, sepse po e japin prestigjin tonë, por, lojtarët nuk janë fajtorë. Dua të kthehem”, shkruan Maradona në Twitter.

Maradona drejtoi Kombëtaren e Argjentinës nga viti 2008 deri pas Kupës së Botës në vitin 2010.