Nga Abdulah Ahmedi

Viti 2017 mund të jetë një pikë referimi për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë. Pothuajse njëzet vjet pas nënshkrimit të traktatit të parë midis këtyre dy partive, Maqedonia pret me padurim fillimin e negociatave për pranimin e saj në Bashkimin  evropian.

Kjo dëshirë për t’u bashkuar me institucionet evropiane ishte afirmuar disa herë, por në vitin 2005 Maqedonia fitoi statusin e vendit kandidat. Kohët e fundit, raportet kanë qenë përgjithësisht pozitive, duke reflektuar përpjekjet në nivel politik, ekonomik, ligjor dhe social. Maqedonia sot duket të jetë një student i mirë, me një progres në fushatë e lartpërmendur (politik, ekonomike drejtësi dhe  sociale), që nuk e vë në dyshim integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet lokale të mbajtura më 15 dhjetor 2017 u përqëndruan kryesisht në temat e jetës së përditshme të qyteatarve. Megjithatë, partitë, ndonjëherë pa harruar të kaluarën, kanë zhvilluar një fushatë agresive me temëat  nacionaliste (shqiptare & maqedonase). Partitë e gjathëta  (shqiptare) duhet të jenë të kujdesshëm se si paraqesin veten dhe çfarë retorike përdorin. Një identitet i fortë dhe një retorikë nacionaliste nuk është për shijen e Brukselit. Partitë e gjathëta  (maqedonase) që kanë një rezultat të mbrapështë,  e kanë  paguar shumë shtrenjët retorikën nacionaliste.

Në anën e saj, Bashkimi Evropian vlerson se situata katastrofike e ekonomisë kombëtare në Maqedoni dhe fushatat nacionaliste të partive mund të dobësojnë interesin e qytetarëve të Maqedonisë për  Bashkimin Evropian.  Prandajë, promovimi i konceptit qytetar nga Bashkimi evropian bëhetë  për një arsye të thjeshtë sepse Maqedonia është një vend shumëkombësh (disa ethnos). Përveç kësaj, nocioni i qytetarit  është ngulitur në kushtetutën e saj shtetrore. Pyetja mbetet të shihet  nëse koncepti qytetar do të ketë sukses në Maqedoni.

Para pak kohë shqiptarët dhe maqedonasit ishin shumicë që dëshironin që Maqedonia  të antarsohet në  Bashkinin veropian, sot ata janë vetëm gjysma nga ata.  Prandajë, po që se Bashkimi Europian  heziton dhe merrë shumë kohë për të filluar negociatat me Maqedoninë, kjo e fundit, Maqedonia  mund të kthehët përsëri në mitet e saja , Shqipëria e Madhe dhe Maqedonia antike, të cilat  do të jenë një bombë e vonuar  sa nuk ka shpërthyer. aa.!