Maqedonia dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshje për prodhim të përbashkët turistik që do të ofrohet në tregje të treta. Për ta përmirësuar bashkëpunimin ekonomik i cili është në nivel të palakmueshëm, përveç në turizëm, parashohin përforcim të marrëdhënieve edhe në industrinë ushqimore.

Siç u tha në biznes forumin e sotëm në Odën Ekonomike, Mali i Zi është partneri i 36-të tregtar i Maqedonisë.

“Nuk mund të lavdërohemi me këmbim të madh. Shuma është shumë e vogël. Në këtë drejtim, ndërkaq edhe duke pasur parasysh se kemi Marrëveshje për bashkëpunim në sferën e turizmit, janë planifikuar disa aktivitete. Do të organizojmë info-tur për vizitë të tur-operatorëve tanë në Mal të Zi dhe anasjelltas, tur-operatorë të tyre të vijnë këtu. Qëllimi është të shihen kapacitetet nga të dyja anët. Po mendohet edhe për organizim të prodhimeve të përbashkëta turistike, Maqedonia dhe Mali i Zi të prezantohen si destinacion i përbashkët para turistëve nga vende të treta”, theksoi Daniella Mihajllovska nga Oda.

Biznes forumin e organizon Ambasada e Malit të Zi në Maqedoni, ndërkaq morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga sektori afarist. Në fokus është Tivati i cili në dhjetë vitet e fundit, u tha, shënon bum investues.