Maqedonia dhe Bullgaria sot në Strumicë nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim në turizëm. Dokumentin,  të cilin e inicuan ministrja bullgare e Turizmit Nikolina Angellkova dhe zëvendësministri i  Ekonomisë së Maqedonisë, Kire Naumov, mes tjerash, parashikon bashkëpunim intensiv, rritje të vizitave të ndërsjella turistike dhe pjesëmarrje të përbashkët në panairet turistike.

Shkupi dhe Sofja do të bashkëpunojnë edhe në promovimin e përbashkët të materialeve promovuese turistike në organizim dhe pjesëmarrje të konferencave, seminareve dhe ngjarjeve të tjera turistike, si dhe në paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta.

Sipas të dhënave statistikore, në periudhën janar-shtator të këtij viti Bullgarinë e kanë vizituar më shumë se 413.000 qytetarë të Maqedonisë që është për 5,8 për qind më shumë se ajo periudhë e vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë të këtij viti mbi 319.000 bullgarë e kanë vizituar Maqedoninë që është rritje për 10,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.