Përfaqësues të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në kuadër të seancës së sotme të përbashkët në Strumicë nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim në shumë sfera.

Ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Radmilla Shekerinska dhe Krasimir Karakaçanov nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në trajnimet e zbatuara për pjesëtarët e ARM-së në shkollat ushtarake në Bullgari.

Protokolli parasheh trajnim praktik të ekuipazheve të tankeve në Bullgari, si dhe masa të tjera konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje.

Maqedonia dhe Bullgaria sot me memorandum e zyrtarizuan edhe paralajmërimin për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikimit.

Memorandumin e nënshkruan ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri bullgar i Transportit dhe Teknologjive informatike, Ivajlo Moskovski gjatë seancës së sotme të përbashkët të qeverive të dy shteteve që u mbajt në Strumicë, në prani të kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Dokumenti mundëson që trupat rregullatore të dy shteteve të fillojnë procedurë me të cilën do t’i nxitin operatorët të nënshkruajnë marrëveshje për çmime më të ulëta gjatë bisedave, porosive dhe internetit në roaming.

Çmimet e bisedave telefonike midis Maqedonisë dhe të Bullgarisë, siç potencuan në disa raste nga ministritë me portofol, janë ndër më të lartat në Evropë. Tani për një minutë bisedë në roaming nga Bullgaria në Maqedoni paguhet midis 90 dhe 210 denarë dhe 750 denarë për një megabajt internet.

Ministrja bullgare e Turizmit, Nikolina Angelova dhe zëvendësministri i Maqedonisë i Ekonomisë Kire Naumov, nënshkroi Marrëveshje për bashkëpunim në turizëm. Marrëveshja, mes të tjerash, parasheh bashkëpunim intensiv në turizëm, rritje të vizitave të ndërsjella turistike dhe pjesëmarrje të përbashkët në panaire turistike. Shkupi dhe Sofja do të bashkëpunojnë edhe në materialet turistike të publikuara bashkërisht, në organizim dhe pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe ngjarje të tjera turistike, si dhe në pjesëmarrje të përbashkët në tregjet e treta.

Sipas të dhënave statistikore, në periudhën janar-shkurt të këtij viti Bullgarinë e kanë vizituar më shumë se 413.000 qytetarë të Maqedonisë që është për 5,8 për qind më shumë se vitin e kaluar. Në nëntë muajt e parë të këtij viti mbi 319.000 bullgarë e kanë vizituar Maqedoninë që është rritje për 10,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në Strumicë janë nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim me sektorin energjetik.

Me to parashihet nga fillimi i vitit 2018 vendosja e tregut të përbashkët për sistemimin e kapaciteteve përçuese midis operatorëve elektroenergjetik të të dyja vendeve. Kjo është rregulluar me Marrëveshjen të cilën e nënshkruan Operatorit sistemor elektroenergjetik EAD dhe MEPSO e Maqedonisë.

Shfrytëzimi i platformës së përbashkët do t’u lehtësojë të gjithë pjesëmarrësve të cilët tregtojnë me energjinë elektrike. Me procedurat e reja tregtare tregtarët e Maqedonisë do të marrin pjesë bashkërisht me partnerët e tyre bullgar në tregjet ditore që elektrodistribuesi bullgar do t’i realizojë në emër të dy operatorëve. Zbatimi i tregjeve të përbashkëta në kufirin e Bullgarisë me Maqedoninë do të çojë në rritjen e tregtimit me energji elektrike dhe do ta rrisë likuiditetin e bursave kombëtare energjetike.

Procedurat e përbashkëta tregtare janë masë e obligueshme për bashkimin e bursave të energjetikës në Ballkanin Perëndimor dhe EJL.

Operatori bullgar për gaz “Bullgartranz” EAD dhe SHA Resurset energjetike të Maqedonisë – REM sot nënshkruan marrëveshje për zbatimin e studimit fizibilitiv për ndërtimin e lidhjes së re ndërsistemore të gazit.

Me dokumentin zbatohet Memorandumi i nënshkruar midis ministrive për Energjetikë të Bullgarisë dhe Ekonomisë të Maqedonisë prej 1 gushtit 2017 për bashkëpunim në sferën e gazit natyror. Gjatë studimit të marshutave për ndërtimin e lidhjes së re për gaz Bullgari – Maqedoni do të merret parasysh zhvillimi i gazsjellësve Greqi-Bullgari dhe Turqi-Bullgari, si realizim për qendrën për distribuimin e gazit “Ballkan”.

Agjencitë për kadastër të të dyja vendeve, nënshkruan marrëveshje për këmbimin e materialeve kartografike dhe gjeodezike dhe informacioneve.