Një grua nga Tropoja ka përjetuar makth dhe frikë prej një burri i cili ishte fiksuar keq pas saj.

Paniku i saj kishte arritur në palcë, pasi për muaj me radhë një burrë i ishte ‘qepur’ keqazi, ku e përndiqte në rrugë dhe e telefononte pareshtur.

Këtë të hënë është paraqitur në polici, 36-vjeçarja D.D., banuese në fshatin Bujan të Tropojës, për të bërë denoncim.

Ajo ka bërë kallëzim duke thënë se bashkëfshatari i saj I.B., 53 vjeç, e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit si dhe e ka ndalur në rrugë.

E reja ka thënë se ai i kërkonte të lidheshin bashkë, ndonëse që të dy kishin familjet e tyre.

Për shkak se situata sa vinte e rëndohej, D.D., iu drejtua policisë për denoncim.

Kjo bëri që ndaj 52-vjeçarit të nisin hetimet, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës për ndjekje të mëtejshme.