Modelja e njohur Majlinda Zeka ka kohë që është bërë njëra ndër nënat më të përfolura të estradës.

Që nga momenti që u bë nënë për herë të parë, Majlinda ka dëshmuar se është një nënë e mrekullueshme dhe shumë e përkushtuar, transmeton Gazeta Express.

Roani i vogël ka filluar të rritet dhe nëna e tij Majlinda çdo moment po e ndanë së bashku me ndjekësit e saj.

Majlinda së fundmi ka ndarë një moment shumë të lezetshëm të Roanit të cilit kanë filluar t’i dalin dhëmbët. E natyrisht ata pak edhe i shkaktojnë dhimbje.

Në një video që Majlinda ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në Instastory ajo ka lënë mbishkrim që lë të kuptojmë se Roanit të vogël kanë filluar t’i dalin dhëmbët.

“Ohh dhembet bre”, kishte shkruar Majlinda.