Që në fillim të karrierës së tij, me stilin e zërin e tij të veçantë, ai ka rrëmbyer zemrat e mijëra fansave. Është ky reperi i njohur Majk  për të cilin sot është një ditë feste. Kjo për faktin sepse Majku sot feston ditëlindjen e tij të 27-të.

Image

Ndonëse, ai nuk e ka bërë të ditur fare se sot ka ditëlindjen, është shoku i tij Onati, i cili ka bërë një urim të veçantë për të. Onati në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me Majkun në fillim të karrierës së tyre, kur edhe ishin pjesë e grupit “TDS”. Në këtë fotografi të dy reperët duken shumë të rinj.

Image

“Happy Bday Biri @majkaveli , Tune me Bass Bass tune me Bass”, ishte ky urimi që kishte bërë Onati. Kujtojmë se Majku përveç karrierës së tij ka qenë shumë i komentuar edhe për lidhjen e tij me modelen Majlinda Zeka.