Qeveria spanjolle sot njoftoi se në rrjetet sociale janë regjistruar manipulime me informacione për krizën e Katalonjës, që vijnë nga territori i Rusisë dhe duan që për këtë të bisedojnë në Këshillin e Bashkimit Evropian të Punëve të Jashtme të hënën.

“Sipas asaj që ka vërejtur qeveria, shumë mesazhe dhe përzjerje në rrjetet sociale vijnë nga territori i Rusisë. Duke theksuar shprehjen -territori rus, që nuk nënkupton se bëhet falë patjetër për qeverinë ruse”, deklaroi ministria e mbrojtjes Maria Dolores de Kospedal në pres konferencën në Madrid pas seancës në Këshillin Ministror.