Presidenti francez Emmanuel Macron ka sulmuar Donald Trump dhe Vladimir Putin duke thënë se dy liderët po kërcënojnë vlerat perëndimore, por ka shtuar megjithatë se izolimi i tyre nga Evropa nuk do të ishte produktiv.

“Nëse vendosim t’i largojmë nga Evropa duke u thënë ‘po tradhtoni vlerat tona’, do t’i humbasim- tha ai për BBC- Megjithatë shumë njerëz i shohin udhëheqësit amerikanë dhe rusë si rezistentë ndaj vlerave liberale elitare”.

Macron po fliste në Abu Dhabi, ku inauguroi një muzeum të ngjashëm me atë të Luvrit. Ai e quajti atë një simbol të tolerancës dhe diversitetit në rajon.

“Ne jemi në epiqendrën e një sërë konfliktesh dhe betejash brenda botës myslimane- tha Macron në një intervistë në fundjavë – Është shumë e rëndësishme për mua që të mbështes ata që mbrojnë një Islam më të hapur”.

Ai tha se ishte “paranoja dhe gatishmëria e popullit që bëri që udhëheqës i tillë si Vladimir Putin të zgjidhte një rrugë tjetër, por se presidenti rus po harronte se një pjesë e qytetërimit të vendit të tij ishte rreth hapjes , dhe se e ardhmja e saj ishte e lidhur drejtpërdrejt me Evropën.

Macron mori detyrën gjashtë muaj më parë, duke premtuar transformimin e ekonomisë së Francës, shoqërisë, madje edhe të identitetit të tij.

Që atëherë ai ka bërë 28 udhëtime të huaja dhe ka njoftuar një sërë propozimesh të reja për Bashkimin Evropian, por është hera e parë që sulmon drejtpërdrejtë Presidentin rus , Vladimir Putin, dhe shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump./SYRI.net/