Presidenti francez, Emmanuel Macron në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave njoftoi se do të merr një sërë masash për t’i dhënë fund dominimit të burrave në shoqëri.

Plani i Macronit përfshin rritjen e financimeve për barazinë gjinore, si edhe ndëshkimin e ashpër për të rriturit që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë nën 15 vjeç.

”Nuk mund të lejojmë që Franca të jetë një nga vendet ku gratë kanë frikë”, deklaroi Macron në një fjalim të transmetuar nga BFMTV.

“Ju nuk jeni vetëm, qeveria është me ju. Shoqëria jonë ka lejuar dominimin mashkullor dhe kjo duhet të marrë fund”, ”, iu drejtua Macron grave.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 93.000 gra në të gjithë Francën ishin viktima të përdhunimeve apo tentativave për përdhunim, por vetëm më pak se 10 për qind e rasteve përfunduan në gjykatë.