Florian Doskja ka arritur të fitojë sot në ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror të MMA-së që po zhvillohet në Bahrein.

Sportisti shqiptar ka mposhtur brazilianin Carlos Veras në një ndeshje të dyluftuar. Doskja nuk fal dhe në fund arrin të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij Kampionati Botëror.

Kujtojmë që ditën e djeshme ai arriti të shkonte në çerekfinale, ndërsa sot ka çuar skuadrën shqiptare në gjysmëfinale.