Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nesër në kongresin e jashtëzakonshëm në Ohër duhet ta zgjedhë kryetarin e ri.

U.d. i deritanishëm kryetari Darko Dimovski është kandidat i vetëm për liderë të ardhshëm të LSM-së. Vendimi, që Dimovski të jetë kandidat për kryetar  LSM-së, paraprakisht kaloi në seancat e Këshillit dhe Kryesisë së lSM.

Krahas Dimovskit,  kandidatura për lëider sindikal  kanë parashtruar edhe  kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidim.

Presidenti i  OJSHQM Grujovski pophon se i plotëson kushtet dhe thekson se ka mbështetje nga gjashtë, e jo nga pesë degë sindikale.

Është e pasigurt nëse sindikatat që e mbështesin Grujovskin do të marrin pjesë në kongres.

Nga ana tjetër,  siç para do publikoi MIA, kryetari i Konferderatës Evropiane të Sindikatave Luka Visentini  në një letër dërguar LSM-së thotë se procedura për zgjedhjen udhëheqësit të ardhshëm të LSM-së nuk i ndjek rregullat demokratike, sepse sjell deri në në eliminimin e kandidatëve të mundshëm për funksionin.

Për këtë arsye, Visentini e ka refuzuar ftesën e LSM për që të marrë pjesë në kongres.