Më 28 Nëntor, në ora 10:00 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të mbaj tubim në kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë për të shprehur vullnetin e shqiptarëve për shuarjen e kufijve që ndajnë trojet shqiptare.

Në këtë tubim do të marrin pjesë aktivistë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilët me flamuj kombëtar dhe pankarta nga qyteti që përfaqësojnë do të bëjnë thirrje për shuarjen e kufijve të imponuar që ndajnë shqiptarët!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar fton gjithë shqiptarët, anëtarësinë dhe organizatat e tjera kombëtare t’i bashkohen këtij tubimi.

Për më shumë informata dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen na kontaktoni në viber 37744533370