Тë udhëhequr nga interesat biznesore dhe korruptive dhe përmes qeverisjes së papërgjegjëshme dhe kriminale, VMRO-DPMNE 11 vite i ka nëpërkëmbur mjekët dhe të drejtat e pacientëve. Për shkak të saj, rreth 200 mjekë brenda vitit e kanë lëshuar shëndetin publik dhe janë larguar jashtë shtetit ose në sektorin privat, me çka sistemi shëndetësor ka përjetuar kolaps të plotë.

Për dallim nga sjellja e tillë e papërgjegjëshme ndaj mjekëve dhe qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM seriozisht po merret me zgjidhjen e problemeve të trashëguara në shëndetësi dhe në mënyrë aktive punon në realizimin e masave të cilat sigurojnë paga më të larta për mjekët, investime në shëndetësi dhe përmirësim të sistemit shëndetësor.

Dëshmi për këtë është se për mbrojtje shëndetësore për vitin 2018 në buxhet janë paraparë 1.1 miliard denarë më shumë në krahasim me vitin 2017.