Nga LSDM konfirmuan se më shumë mjete për reklamim të kandidatëve të tyre për fushatën zgjedhore kanë paguar te Televizioni Sitel.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore ky televizion nga LSDM ka fituar 155637 euro për reklama politike.

“Duke u nisur nga principi i llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës, informojmë opinionin se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të të dy raundëve, koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë u reklamua në shumë televizione kombëtare, rajonale dhe lokale”, thonë nga LSDM.

Pas Sitelit, më shumë nga LSDM ka fituar edhe Kanal 5, gjegjësisht 106.389 euro.