Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan së shpejti do të ndalojë lokalet e ushqimeve të shpejta, brenda një rrezeje 400 metra të shkollave.

Siç njoftojnë mediat nga Londra, Kan do ta shpallë vendimin në fund të javës, si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve të qytetit për të ndalur obezitetin tek fëmijët.