Mundësia që kompani nga Maqedonia të marrin pjesë në panairin më të madh tradicional në Kinë për konsum të gjerë, i cili është mbështetur nga iniciativa 16+1, ishte temë e kryetares së Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Danella Arsovska me zëvendës-bashkiakun e Ningbos, RP e Kinës, Liu Çangçun i cili u realizua në Budapest në kuadër të Samitit të gjatë të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore ku po mbahet Forum ekonomik dhe tregtar me temë “Lidhja e NVM-së së Kinës dhe vendet e EJL-së”.

“Tradicionalisht si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Lidhjes me RP të Kinës, kompanitë kishin mundësi për përforcim të komunikimit, lidhje të ndërsjellë, ndërtim të relacioneve tregtare, si dhe promovim i investimeve. Aktivisht jemi të inkuadruar në iniciativat për rritje të bashkëpunimit dhe partneritetet tregtare me Kinën dhe 16 vendet nga EJL-ja përmes mega projektit për bashkëpunim ekonomik, politik dhe kulturor”, deklaroi kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska dhe shtoi se Lidhja, çdo vit merr pjesë në forumet e 16+1 për rritje të mundësive të sektorit privat nga Republika e Maqedonisë.

Në fokusin e Forumit ekonomik, janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zbatimi i teknologjive të larta në sektorin TI, mjekësi dhe shëndetësi, inteligjencë artificiale, mbrojtje të mjedisit jetësor, prodhimtari moderne bujqësore.

“NVM janë fuqi lëvizëse për zhvillim ekonomik dhe janë në fokusin e qeverive në mbarë botën. Zhvillimi i konkurrencës së kompanive të vogla dhe të mesme dhe lidhjes së tyre globale janë në agjendën prioritare për bashkëpunim më të madh të kompanive nga EJL dhe RP e Kinës”, shtoi Arsovska.

LOE aktivisht punon në rritje të bashkëpunimit afarist me RP të Kinës, me theks të veçantë në promovimin e mega projektit kinez “Një rrip, një rrugë” për lidhje infrastrukturore dhe ekonomike të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Afërt. Gjithashtu, kryetarja e LOE-së, është nënshkruese e marrëveshjes së vetme në Ballkan për bashkëpunim ekonomik me Kinën me ç’rast, siç qëndron në kumtesë, për kompanitë nga Maqedonia u hap rrugë për qasje të drejtpërdrejt në tregun më të madh aziatik.

Bashkëpunimi i Republikës Popullore të Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore filloi në Budapest, ndërsa vazhdoi në takimet në Varshavë në prill të vitit 2012, Bukuresht, Rumani (2013), Beograd, Serbi (2014), Suxhou, Kinë (2015) dhe Rigë, Lituani (2016).