Në qytetin e Vlorës janë organizuar veprimtari festive për festimin e Pavarësisë së Shqipërisë. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë në akset rrugore, ruajtjen e rendit e sigurisë deri në përfundim të veprimtarisë festive. Policia ka njoftuar se nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga ora 10:30 deri më 14:00 në disa akse rrugore: Nga fillimi i rrugës tek Shkolla e Aviacionit deri tek rreth-rrotullimi i Omonias nuk lejohet parkimi i mjeteve në anën e djathtë të aksit.
Nga rreth-rrotullimi i Omonias deri tek Shkolla e Muzikës
Nga Shkolla e Muzikës deri tek Xhamia nuk lejohet parkimi nga të dyja anët e aksit rrugor
Tek Sheshi përpara Xhamisë
Tek Sheshi te Pedonalja
Nga rreth-rrotullimi i skelës deri në hyrje të Lungomares, në të dyja krahët e aksit nuk lejohet parkimi i mjeteve
Tek sheshi përpara Bashkisë
Tek rreth-rrotullimi i Xhamisë, nuk lejohet parkimi i mjeteve