Pas më shumë 8 viteve burg sot u lirua biznesmeni kosovar Flamur Maloku, që sipas tij ishte një proces i montuar. Ai u arrestua me akuzën se ishte autor i grabitjes se Procredit Bank në Shkup. Por pas lirimit ja çka shkroi Maloku:

Të dashur miq,
Pas 8 viteve e gjysëm vuajtjeje, padrejtësive dhe persekutim, nga sod jam edhe fizikisht mes jush, së pari –ju- familja ime e dashur, si dhe ju miq dhe dashamirë. Ishin këto vite te vështira për mua, por mbi te gjitha për familjen time e cila vuajti aq shumë.
Thonë se sfidat e bëjnë njeriun më të fortë, dhe jam I bindur në kuptimin e kësaj thënje, sepse për asnjë moment gjatë këtyre 8 viteve e gjysmë të rënda nuk jam hamendur se një ditë do të kuptojnë të gjithë se kam vuajtur padrejtësisht. “Drejtësia është teori ligjore ose filozofike me të cilën administrohet paanësia( drejtësia)”, teori kjo e cila nuk u aplikua në rastin tim ashtu siq nuk u aplikua asnje normë e drjetësisë. Drejtësia në duart e të pa drejtëve nuk është drjetësi……është krim.
Njeriu në nevojë i gëzohet çdo herë ndryshimeve pozitive, dhe ndryshimet pozitive ndodhin vetëm nga vizioni pozitiv i njerëzve pozitiv, të cilët kontribuan edhe në këtë ndryshim timin. Do të isha jo mirënjohs nëse nuk do falemderoja shumë njerëz të cilët jane solidarizuar me mua dhe familjen time gjatë këtyre viteve… jane te shumtë. Sot do të falemnderoj veçanërisht kryeministrin e Republikës së Maqedonisë – z. Zajev, dhe liderin e shqiptarëve të Maqedonisë z .Ali Ahmeti për kontributin e tyre në fillimin e vënies së drejtësisë në një padrejtësi te madhe që më është bërë, duke më mundësuar këthimin tim në familjen time. Duke ju kursyer te gjithë ju nga ky moment sa emocional po aq edhe i vonuar për mua, ju shpreh konsideratën dhe falemnderimet më te sinqerta për të gjithë ju.