Kryetari i NISMA për Kosovën ka thënë se po të mos kthehej në Partinë Demokratike të Kosovës, pas daljes i pafajshëm në akuzat e Tribunalit të Hagës, Hashim Thaçi nuk do të mund të bëhej kurrë kryeministër i vendit.

“Shumë ma kanë bërë këtë pyetje. Ndoshta është dashur të çohet një mesazh. Ndoshta do të kishte qenë më mirë për të gjithë neve. Për të gjithë. Jo për mua personalisht, por për të gjithë ndoshta kish qenë më mirë që në atë kohë qartësisht me tregu që me çu mesazhin për mos me falë gabim”, tha Limaj për Klan Kosovën.

“Unë e di sigurt se Hashim Thaçi nuk kish qenë snjëherë Kryeministër i Republikës së Kosovës po të mos isha rikthy në Partinë Demokratike të Kosovës”, u shpreh Limaj.