Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, delegacioni i Qeverisë së RM-së i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë z. Hazbi Lika, sot ka vizituar Muzeun e Alfabetit ne Manastir ku ka marrë pjesë
Në hapjen e ekspozitës me figurat e pjesëmarrësve të Kongresit të Alfabetit.
Në hapjen e ekzspozitës, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri theksoi se me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit është realizuar koloni artistike në të cilën janë pikturuar figurat e 11 pjesëmarësve në Kongresin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
“Sot jemi këtu me kolegët e mi të artit figurativë të cilët kanë realizuar një koloni artistike ku kanë pikturuar portretet e 11 kongresmenëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit para 109 viteve. Sot është një ditë e shënuar e kombit dhe me këtë ekspozitë që e kemi realizuar sot kemi tentuar që në një mënyrë të shpaguajmë punën e tyre që kanë bërë sot e 109 vite”, tha sekretari Aziri. Ai falenderoi zëvendëskryeministrn Lika dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e këtij evenimenti..
Ndërkaq, sot me fillim në ora 19.00 në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet Koncert solemn.