Zëvendëskryeminsitri, Hazbi Lika në emisionin Click Plus të televizionit 21, ka theksuar se Teatri i Shkupit do të pëfundojë në 2018 dhe se do të jetë i hapur më 2019, ndërsa ai teatri i Tetovës do të përfundojë më 2019, njofton TetovaSot.

“Në buxhetin e 2018-së, teatri shqiptar i Shkupit dhe teatri i Tetovës, do të pëfundojnë, në fakt teatri shqiptar i Shkupit do të përfundojë në 2018, dhe në 2019 do të jetë në dispozicion të artistëve, ndërsa teatri i Tetovës do të shkojë puna deri më 2019, sepse disa punë janë më mbrapa”, theksoi Lika.